Drita fiton mes vuajtjesh ndaj Llapit në ndeshjen e mbetur

Prishtinë | 03 Dhj 2020 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Drita ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Llapit në ndeshjen e mbetur nga xhiro e parë e Superligës së Kosovës.

‘Intelektualët’ kanë vazhduar serinë pozitive duke marrë një fitore të madhe ndaj Llapit në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë nga të dyja skuadrat, por me Llapin më kërkues.

Megjithatë, golin e vetëm në këtë pjesë e gjetën vendasit që shënuan në minutën e 17-të me anë të kapitenit Ardian Limani për 1-0.

Në pjesën e dytë, përsëri ishte Llapi që sulmonte në kërkim të golit të barazimit, ndërsa Drita e mbyllur provonte me kundërsulme.

Rastet më të mira në këtë pjesë ishin ai i Xhevdet Shabanit (73’), i cili goditi traversën dhe një gol i Llapit i shënuar nga Hyseni (87’), por i cili u anulua për pozitë jashtë loje.

Pas 90 minutave lojë, Drita arriti të marrë një fitore të madhe 1-0 e cila e afron me liderët e Ballkanit.

Pas kësaj fitore, gjilanasit kanë 33 pikë në vendin e dytë apo dy më pak se Ballkani, ndërsa Llapi renditet i nëntë me 11 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Drita e pret Ballkanin, ndërsa Llapi e pret Besën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme