Drita kërkon fitore ndaj Vëllaznimit për pozitën e parë

Prishtinë | 18 Mar 2018 | 09:58 | Nga

Vëllaznimi dhe Drita do të përballen për herë të tretë brenda një muaji mes vete.

Gjakovarët kanë qenë ‘mace e zezë’ për gjilanasit këtë edicion pasi i kanë prishur objektivat.

Fillimisht Vëllaznimi më 2 mars në Gjilan 1-1 duke larguar Dritën nga pozita e liderit në Superligë.

Katër ditë më vonë skuadrat u përballen për kupë ku pas barazimit 2-2 gjatë 90 minutave, gjakovarët arritët ë triumfonin në penallti.

Tani Drita pas barazimit të Prishtinës përsëri do të kërkoj fitore për ta marrë kreun e tabelës.

Por fitorja u duhet edhe kuqezinjve të cilët do të mbeteshin në garë për t’i ikur pozitës së barazhit.

Selim Isufi do të jetë gjyqtari kryesor në këtë takim së bashku me ndihmësit Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekirqa.

Feronikeli që po kalon nëpër një formë të mirë do të udhëtojë drejt Gjilanit për tu përballur me Vllazninë e Pozhoranit.

Ndërkohë në kryeqytet Flamurtari do të përballet me Lirinë ku dy skuadrat kanë objektiva krejtësisht të kundërta, vendasit për të siguruar barazhit ndërsa mysafirët për titull të kampionit.

Ndeshja e fundit por jo nga rëndësia do të zhvillohet në qytetin e Pejës, ku Besa pret Gjilanin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme