Drita, klubi i tretë i Superligës që po përgatitet në Turqi

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Dritës ka marrë rrugë drejt bregdetit turk për të kryer fazën përgatitore për pjesën e dytë të sezonit në Superligën e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetin social në Facebook, duke u bërë ekipi tretë, pas Feronikelit e Prishtinës që shkojnë në Turqi për fazën përgatitore.

“Klubi jonë FC DRITA ka udhëtuar sot për në Antalya të Turkisë.Bardh e kaltërtit do të qëndrojnë atje për dy javë ku do ta vazhdojnë fazën e dytë përgaditore! Me të arritur ne Antalya, klubi jonë do t’i prezantojë edhe përforcimet e bëra gjatë këtij afati kalimtar”, ka shkruar faqja zyrtare e klubit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme