Drita merr kreun në Superligë

Prishtinë | 06 Dhj 2020 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Kampionia në fuqi, Drita e Gjilanit, është lidere e re në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita të dielën në Gjilan fitoi 2:1 ndaj Ballkanit në derbin e xhiros së 16-të. Me këtë fitore Drita udhëheq në tabelë me 36 pikë, një më shumë se Ballkani. Të dy skuadrat kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.

Sfida është vendosur në pjesën e parë. Kastriot Rexha realizoi dy gola për Dritën kurse Mirlin Daku shënoi për Ballkanin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme