Drita ndahet me portierin Bakaj

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Portieri shqiptar i mbrojti ngjyrat Bardhekaltër në pjesën e parë të sezonit

Edvan Bakaj nuk është më portier i Dritës.

Kampioni i Kosovës ka njoftuar se i ka ndarë rrugët me portierin shqiptar, i cili i mbrojti ngjyrat Bardhekaltër në pjesën e parë të sezonit.

“Edvan BAKAJ lirohet nga FC DRITA. Një marrëveshje për shkëputjen e bashkëpunimit në mes të gardianit nga Shqipëria Edvan Bakaj dhe klubit tonë është arritur sot në zyrat e klubit! Bakaj erdhi ne verë nga Liria e Prizerenit por që nuk u përshtatë mirë me klubin dhe me marrëveshje të dyanshme janë ndarë rrugët. FC DRITA e falënderon Vanin për kontributin e dhënë dhe i dëshiron suksese në karrierë”, njofton klubi gjilanas në rrjetet sociale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme