Drita në epërsi, me golin e ish-sulmuesit të Prishtinës

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Drita ka kaluar në epërsi 1:0 kundër Prishtinës, në derbin e javës në Ipko Superligë, qe është duke u zhvilluar momentalisht në Gjilan.

Kastriot Rexha, ish-sulmuesi i Prishtinës, shënoi për t’i dhënë epërsinë Dritës në minutën e 8-të, raporton Gazeta Express.

Siç qëndrojnë gjërat, Drita tani grumbullon 43 pikë, në vendin e dytë, një më pak se Ballkani, i cili ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj jave, dhe dy më shumë se Prishtina.

Ndërkohë, në takimin tjetër të kësaj jave që po zhvillohet sot, Llapi ka kaluar në epërsi ndaj Gjilanit.

Llapjanët kaluan në epërsi falë golit të Ramadanit nga penalltia në minutën e 2-të. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme