Drita nuk di të fitojë as me Ismet Munishin

Prishtinë | 02 Nën 2016 | 15:39 | Nga

Drita nuk ka arritur të shënojnë fitore përballë Trepçës duke barazuar 2-2.

Drita ishte dy herë në avantazh në këtë ndeshje, por nuk arriti ta mbajë rezultatin.

Fillimisht shënoi Petrit Osmani dhe pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Më të fillua pjesa e dytë xehetarët shënuan për 1-1 me Ardijan Mujin.

Bergim Maliqi shënoi për 2-1, ndërsa Ervin Kurtaj barazoi për 2-2.

Pas tri ndeshjes Ismet Munishi ende nuk ka arritur të shënojë fitore, pasi ka dy barazime dhe një humbje.

Ndeshja tjetër që nisi me vonesë është ajo mes Hajvalisë dhe Ferizajt që u mbyll 0-0.

Tri ndeshjet tjera që u zhvilluan sot dhe mbaruan më herët u mbyllën po ashtu me rezultatet të barabarta.

 Besa-Feronikeli u mbyll 1-1, sikurse edhe ndeshjet Liria-Drenica e Trepça ’89-Gjilani.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme