Drita pas tri ditësh testohet për COVID-19 për duelin në Ligën e Evropës

Prishtinë | 12 Sht 2020 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i Kosovës në futboll, FC Drita, do të testohet për COVID-19 pas tri ditësh.

Lajmi është konfirmuar për klankosova.tv nga drejtori sportiv i klubit, Valon Zymberi.

“Akutalisht jemi duke u përgatitur në bregdetin shqiptar para duelit me Sileksin”, tha ai.

“Testimin për COVID-19 do ta bëjnë dy ditë para sfidës në fjalë këtu në Shqipëri, pasi është edhe laborator i licencuar nga UEFA”.

Drita, do të luajë në Ligën e Evropës me 17 shtator, përballjen kundër Silekësit të Maqedonisë Veroire.

Klubi kosovar ishte diskualifikuar pikërisht për këtë çështje (COVID-19) nga Liga e Kampionëve këtë vit, pasi një futbollist i tyre kishte rezultar pozitiv gjatë testimit të bërë në shtetin e Zvicrës.

Kujtojmë se fituesi i ndeshjes, Sileks – Drita, takohet në fazën e radhës kualifikuese kundër skuadrës së njohur polake, Legia Warsawa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme