Drita përforcohet me reprezentuesin kosovar

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për titullin e kampionit të Kosovës në futboll, Drita, e ka bërë edhe një tjetër përforcim pak ditë para fillimit të sezonit pranveror në Ipko Superligë. Gjilanasit janë përforcuar me mbrojtësin e Kosovës U-21, Lirim Mema.

Mema së fundmi ka qenë pjesë e Flamurtarit të Vlorës me të cilin klub u nda në muajin e kaluar dhe në Dritë erdhi si lojtar i lirë.

Mema më herët ka luajtur edhe për ekipin gjerman, Eintracht Braunschweig. Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me bardhekaltrit nga Gjilani, të cilët e lëshuan një njoftim për këtë transferim.

Në njoftimin e Dritës thuhet:

“Lirim Mema i bashkohet klubit tonë. Drejtuesit e klubit kanë bërë edhe një lëvizje që ka qenë e nevojshme duke sjell edhe një lojtarë të ri për të shtuar konkurrencën në klub. Lirim Mema, mbrojtës i krahut të djathtë është forca shtesë që drejtuesit e klubit e kanë sjellur në ditën e fundit të afatit kalimtarë, por që për shkak të procedurave të dokumentacionit nuk është bërë publike! Mema ka qenë pjesë e ekipeve të njohur si Eintracht Braunschweig nga Gjermania dhe Flamurtarit të Vlorës, gjithashtu pjestarë i rregullt i kombëtares U-21 të Kosovës.Mema me klubin tonë ka nënshkruar kontratë deri në qershor të viti 2022!”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme