Drita përmbys Prishtinën, fiton Superkupën e parë në histori

Prishtinë | 13 Gus 2018 | 21:45 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

FC “Drita” është fituese e trofeut të parë në sezonin e ri të futbollit të Kosovës.

Gjilanasit janë fituese të Superkupës pas  triumfit kundër Prishtinës me rezultat prej 2-1.

Futbollistët e Prishtinës patën dominim në pjesën e parë të ndeshjes, dhe shkuan me një gol epërsi në pushim të gjysmëlojës.

Por në pjesën e dytë, Drita ka arritur të kthehet. Fidan Gërbeshi shënoi në minutën e 65-të nga penaltia, kurse Haxhimusa në minutën e 82-të.

Ndeshja kaloi në suaza të një spektakli dhe korrektësie mes dy taborëve.

Kampioni në fuqi – Drita,  e fiton trofeun e Superkupës  për herë të parë në histori të klubit.

Stadiumi “Fadil Vokrri” ishte pothuajse i mbushur i tërë pasi që në shkallët e saj ishin prezent rreth dhjetë mijë tifozë.

Drita përmbys Prishtinën, afër fitores

Drita ka përmbysur rezultatin nga pjesa e parë, duke kaluar në epërsi ndaj Prishtinës, në ndeshjen e Superkupës që po zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Pas një kundërsulmi perfekt nga gjilanasit dhe një pasimi briliant nga Shabani, Haxhimusa ka shënuar gol në minutën e 82-të.

Prishtina kishte më shumë raste sonte, megjithatë Drita arriti ta rikthejë rezultatin.

Superndeshje mes Dritës e Prishtinës, kryeqytetasit në epërsi

Ndeshja e parë e rëndësishme e Superkupës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës ka nisur në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet me një minutë heshtjeje në nder të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

I gjithë stadiumi për një minutë nuk i ndali duartrokitjet për ish-kryetarin e FFK-së dhe legjendën e futbollit të Kosovës.

Të pranishëm në stadiumin e rinovuar të Prishtinës janë rreth dhjetë mijë shikues.

Futbollistët e Prishtinës patën dominim në pjesën e parë të ndeshjes, por sulmuesit e saj dështuan në shumë raste të konkretizonin rastet.

Khalid në minutën e dytë ka mundur të shënojë pas gabimit të portierit të Dritës, ndërsa pesë minuta më pas ishte Ergyn Ahmeti ai që drejtoi një goditje të fuqishme drejt portës kundërshtare, por Visar Bekaj priti për mrekulli.

Prishtina humbi edhe rastin e tretë në minutën e 17-të kur Jasharovski dështoi të shënojë gol, ndonëse ishte shumë pranë portës kundërshtare dhe topi shkoi jashtë saj. Një minutë më vonë, i njëjti lojtar nga distanca godet shtyllën.

Makenda në minutën 23 ka mundur të sjellë sërish në epërsi prishtinasit, po topi goditi serish shtyllën, raporton Koha.net

Por, pas rasteve të shumta të humbura, në minutën 34 Mankenda shënon gol të bukur nga rreth 20 metra për të sjellë Prishtinën në epërsi kundër Dritës 1:0.

Ndeshja e sotme njëherësh është edhe testi i parë nëse do të përmbushen kushtet, të cilat do t’i inspektojnë ekspertët e UEFA-s.

Ata kanë kërkuar që të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje të bëhen sikurse të ishte kjo lojë ndërkombëtare, prej ardhjes së lojtarëve me autobus, e deri te ndarja e tifozëve të dy grupeve në dy pjesë prapa portave.

Prishtina synon Superkupën për herë të dhjetë, ndërsa Drita për herë të parë. Këtë ndeshje Prishtina e luan në rolin e mysafirit.

Image may contain: crowd and stadium

Image may contain: 13 people, crowd, stadium and outdoor

Të ngjashme