Drita sot udhëton për në Gjibraltar, gati debutimi në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 14:59 | Nga

Drita sot do të udhëtojë për në Gjibraltar, ku do të debutojë në Ligën e Kampionëve.

Raundi paraeliminator do të zhvillohet në këtë vend, ku katër skuadra kampione do të luajnë mes vete në sistem eliminimi.

Drita ndeshjen e parë e zhvillon kundër FC Santa Coloma, e cila është kampion e Andrroës.

Është vetë klubi që e ka konfirmuar udhëtimin, ndërsa ka postuar edhe një foto, ku e gjithë skuadra dhe stafi shihen me kostume.

“Krenaria e qytetit dhe njëherit kampioni i Kosovës FC DRITA, sonte do të niset drejt shtetit të Gjibraltarit për të realizuar ëndrrën e Ligës së Kampionëve”.

“Skuadra jonë për disa ditë do të akomodohet në shtetin e Gjibraltarit ku me datë 26.06.2018 do ta zhvillojë ndeshjen e parë në histori të klubit në garën më prestigjioze në planet Champions League”.

“Ndeshja do të zhvillohet në Victoria Stadium nga ora 17:00 ku skuadra jonë përballë do të ketë ekipin FC Santa Coloma që njeherit është kampione e Andorrës”, thuhet në njoftimin e klubit.

Drita është shpallur kampion i Kosovës për sezonin 2012/2018.

Të ngjashme