Drita synon befasinë ndaj Feyenoordit, formacionet zyrtare

Prishtinë | 29 Kor 2021 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

Feyenoordi dhe Drita kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për Ligën e Konferencës.

Klubi gjilanas është mysafir i holandezëve në ndeshjen kthyese të raundit të dytë në Ligën e Konferencës.

Takimi i parë në Prishtinë përfundoi befasisht baras 0-0 dhe Drita do të tentojë të befasojë edhe në ndeshjen e dytë, ku holandezët synojnë ta sigurojnë kualifikimin.

Sikurse trajneri Ardijan Nuhiu, ashtu edhe Arne Slot kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Ky takim zhvillohet në stadiumin De Kuip të Rotterdamit me fillim nga ora 20:00.

Formacionet zyrtare
Feyenoord: Bijlow; Pedersen, Fer, Senesi, Malacia; Toornstra, Kokcu, Til; Jahanbakhsh, Linssen, Sinisterra;

Drita: Maloku; Limani, Jamal, Cuculi, Blakçori; Vuçaj, Jashari; Muja, Fazliu, Ajzeraj; Simomovski;

Të ngjashme