Drita synon t’i kthehet fitores në ndeshje ndaj Besës, formacionet zyrtare

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Besa dhe Drita kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës.

Gjilanasit janë mysafir të klubit pejan në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të, ndeshje që zhvillohet në stadiumin artificial në Brestovik me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Ardian Nuhiut vjen nga një humbje në derbi ndaj Prishtinës dhe synon t’i kthehet sa më shpejt fitores për të mbetur në krye të tabelës.

Në anën tjetër, vendasit kanë katër humbje radhazi, por do të tentojnë të marrin rezultat, edhe pse nuk kanë më gjasa për mbijetesë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, edhe përkundër disa mungesave.

Besa: Kolaj; Maliqi, Halili, Ajdini, Xhaka; Taghiyoullah, Beseni, Sheqerolli; Brruti, Qorri, Tahiri;

Drita: Maloku; Limani, Gërbeshi, Cuculi, Blakqori; Vucaj, Ahmeti; Xh.Shabani, Fazliu, Alidema; Haxhimusa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme