Drita takohet me Deçiq në rrethin e parë të Ligës së Konferencës Evropiane

Prishtinë | 15 Qer 2021 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Është hedhur shorti për raundin e parë të Ligës së Konferencës në Nyon të Zvicrës.

Drita, aty ka mësuar për kundërshtarin e saj që e zhvillon në kuadër të garës më të re nga UEFA.

Klubi kosovar që përfundoi i dyti në Superligën e Kosovës, do të ketë punë me skuadrën Deçiq.

Deçiq është klub nga Tuzi i Malit të Zi që njihet më shumë se skuadër shqiptare, për shkak të udhëheqësisë.

Në këtë përballje, Drita do të jetë mysafir i skuadrës nga Superliga e Malit të Zi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme