Driton dhe Durim Beqiri, vëllezërit kampionë në Gjermani, ëndërrojnë ta përfaqësojnë Kosovën

Prishtinë | 01 Gus 2022 | 21:21 | Nga Ekonomia Online

Dy vëllezërit me origjinë nga Mitrovica, Durim dhe Driton Beqiri, kanë arritur suksese të mëdha në shtetin e Gjermanisë në sport, konkretisht në boks dhe kikboks.

Durim Beqiri është 14-vjeçar dhe është kampion në shtetin e Gjermanisë në kikboks. Ai ushtron në klubin BodyguardTeam Akademie Aachene.V, me trajner Sifu Halil Beqiri, i cili është dhe babi i tij e që prej vitesh kontribuon në fushën sportive si në Kosovë ashtu dhe në Gjermani. I suksesshëm sa Durimi është dhe vëllai i tij 20-vjeçar Dritoni, i cili ka rreth 20 meçe në kikboks, e të cilat i ka realizuar në Gjermani dhe Zvicër.  Ai po ashtu është asistent i klubit Bodyguard Team Akademie Aachene.V. Kampioni Durim Beqiri, ka thënë për gazetën  “Epoka e re”, se që nga mosha tetë vjeçare ka filluar që të merret më këtë sport.

“Në moshën tetë vjeçare kam filluar të merrem më këtë sport dhe kam filluar në klubin BodyguardTeam Akademia dhe e kam fituar titullin kampion në boks dhe kikboks. Tri herë jam më i mirë në boks dhe dy herë në kikboks. Në kikboks kam fituar më 15 shkurt të vitit 2020”, ka thënë ai, i cili më dëshirën më të madhe do të përfaqësonte edhe Kosovën. “Me gjithë dëshirë do ta përfaqësoja edhe Kosovën sikur këtu të kishte kushte dhe disiplinë më të madhe për këtë sport”, ka shtuar ai. Halil Beqiri i njohur si “Sifu” Halil Beqiri, ka thënë se emrin “Sifu”, është një titull që vjen nga Kina e që do të thotë mjeshtër. “Unë merrem më një sport luftarak  për vetëmbrojtje e që e ka prejardhjen nga Kina është zbuluar nga një femër murgeshë, budiste”, ka thënë ai. Beqiri e la Kosovën pas punës dhjetëvjeçare, në saje të mos përkrahjes institucionale, për të vazhduar rrugëtimin në shtetin gjerman, atje ku jeton dhe punon.

Të ngjashme