Driton Kuka falënderon ministrin Ismaili për shërimin e Majlindës

Prishtinë | 29 Dhj 2019 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka treguar se gjendja pas lëndimit të dorës së Akilit, është e mirë.

Kuka përmes një statusi në Facebook, ka folur edhe për gjendjen e Majlinda Kelmendit. Ka thënë se falë përkrahjes nga Ministria e Shëndetësisë, Majlinda po rikuprohet.

Statusi i plotë i tij:

“Kështu po doket dora e Akilit pas një javë terapi me një ndër fiziot më të mirë në Botë Nimrod Moshe i cili po përkujdeset për lëndimin e Akilit!

Komiteti Olimpik po përkujdeset për shpenzimet e terapisë!

Poashtu Majlinda kishte këto ditë procedurēn rregullt pêr problemin e saj dhe kjo procedurë edhe kësaj radhe u përkrah nga Ministri i Shëndetësisë Uran Ismail!

Ekipi ynë do kompletohet së shpejti dhe do hapërojmë fuqishëm drejt Lojërave Olimpike!

Të ngjashme