Driton Kuka për Akil Gjakovën: Mbreti i Evropës

Prishtinë | 17 Pri 2021 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i njohur, Driton Kuka, është ndarë i lumtur me fitoren e madhe të Akil Gjakovës.

Xhudisti ynë u shpall kampion i Evropës, duke e mposhtur në finale xhudistin nga Izraeli, Tohar Butbul.

Kuka e cilësuar Akilin si “Mbreti i Evropës” pas fitores së madhe, më e rëndësishmja në karrierën e tij.

Kjo është medalja e parë elitare për meshkuj në xhudo.

“Mbreti i Evropës …. Kampion Evropian Akil Gjakova! Medalja e parë Elitare për meshkuj në Kampionate Evropiane! Ditë e lumtur dhe e madhe për vendin dhe popullin tim!”.

“Pas mbi 20 medaljeve Elitare për vajzat tona heroina erdhi edhe medalja e parë për meshkuj! Po përmbushëm në çdo aspekt nga nxënësit e mi!”, ka shkruar Driton Kuka.

Të ngjashme