Driton Kuka sot feston ditëlindjen: Ne lindim të krijojmë vepra të mira për atdheun

Prishtinë | 15 Sht 2022 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i xhudistëve të suksesshëm kosovarë, Driton Kuka, sot feston ditëlindjen.

Kuka në ditën e ditëlindjen ka publikuar fotografi nga bjeshkët që rrethojnë qytetin e tij të lindjes, Pejën, duke thënë se njerëzit lindin për të krijuar vepra të mira për vetën e familjen dhe në veçanti për atdheun.

“Ditëlindja ime… duke shijuar bjeshkët që rrethojnë qytetin tim të lindjes Pejën e bukur po shtohet sot numri i ditëlindjeve të mia. Ne lindim të krijojmë vepra të mira për veten, familjen e atdheun në veçanti. Një ditë të mirë për të gjithë”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Të ngjashme