“Dua të shkoj në Manchester United për t’ia mësuar Pogbas disa gjëra”

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 15:56 | Nga

Yaya Toure ka thënë me shaka se do të dëshironte t’i bashkohej Manchester Unitedit, në mënyrë që ta ndihmojë Paul Pogban ta përmbushë potencialin që ka.

Mesfushori i Bregut të Fildishtë e luajti ndeshjen e tij të fundit për Manchester Cityn pas tetë viteve në klub dhe tani është në kërkim të një skuadre të re.

Edhe pse Toure e pranon se nuk do ta tradhtonte Man Cityn për rivalin e saj më të madh, atij i pëlqen ideja të shkojë në United për ta ndihmuar Pogban të gjejë formën pas kritikave të mëdha me të cilat është përballur francezi.

“Është e vështirë për shkak të mënyrës se si mediat e kanë trajtuar [Pogban]. Ne nuk i kemi karakteristikat e njëjta, sepse unë përfshihesha në tërë lojën me top, vrapoja ngado. Më pëlqente kjo, isha i gatshëm për atë”, ka thënë Toure për Manchester Evening News.

“Pogba ka madhësinë e njëjtë, i fuqishëm po ashtu – por dallon në mënyrën se si dëshiron të luajë. Edhe teknikisht edhe për nga aftësitë që ka për të shënuar gola. Ai është lojtari më të cilin dua të luajë, thjesht për t’ia mësuar disa gjëra. Pogba është lojtar madhështor. Ai është lojtar fantastik. Momentalisht është paksa i ri”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme