Duhej të zëvendësonte Neymarin por Dembele mbyll vitin dhe përfundon në Finlandë

Prishtinë | 17 Sht 2017 | 20:54 | Nga

Ousmane Dembele u transferua në Spanjë si lojtari që do të zëvendësonte brazilian Nejmar, të transferuar te PSG. Por një dëmtim i pësuar të shtunën ndaj Getafes do të detyrojë sulmuesin e talentuar të mungojë për tre apo katër muaj, duke prishur plotësisht planet e Valverdes.

Pas vizitave të hollësishme që u kryen sot, është mësuar se Dembele ka të nevojshme të bëjë ndërhyrjen kirurgjikale për të riaftësuar dëmtimin e pësuar muskulor dhe ai do i drejtohet një prej kirurgëve më të njohur në botë. Gjatë javës, lojtari do të udhëtojë drejt Finlandës, ku ndërhyrjen do ta kryejë doktori Sakari Okava, ekspert në probleme muskulore i cilinë të kaluarën ka trajtuar raste të emrave si Tomas Vermalen, Pep Guardiola apo Marko Van Basten.

Sipas parashikimeve, nuk pritet që Dembele të kthehet në fushë në vitin 2017, duke humbur kështu të gjithë fazën në grupe të Ligës së Kampioneve dhe pjesën e parë të kampionatit, përfshire edhe “El Clasico” të 23 dhjetorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme