Duka i kërkon qeverisë ta lejojë rikthimin e futbollit deri më 1 qershor

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Çfarë do të ndodhë me futbollin shqiptar? Pyetja që të gjithë protagonistët e këtij sporti, me të drejtë, kanë ngritur, por që ende nuk ka marrë përgjigje, edhe pse takimi i parë zyrtar mes drejtuesve të FSHF dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë është zhvilluar.

Armand Duka, kreu i federatës, duke folur për Klan TV, ka paralajmëruar se sa më shumë kohë vazhdon, aq më e pamundur bëhet që të rinisë sezoni.

Në fakt, Duka ka dhënë një ultimatum se “deri në datën 1 qershor kemi kohë të rifillojmë, duke u ngushtuar më pas në kalendarin tonë, ose duke hequr formatin e Kupës dhe duke e lënë me një takim… Por, është shumë e vështirë të luajmë çdo 48 orë nga një ndeshje. Po të jetë ashtu, më mirë të përgatitemi për sezonin tjetër”.

“Nëse mbyllet futbolli përfundimisht për këtë sezon, atëherë sigurisht katër vendet e para shkojnë në Evropë. Ndërkohë, gjithçka është luftë me kohën tani”.

Të ngjashme