Dukagjini fiton minimalisht ndaj Feronikelit

Prishtinë | 07 Nën 2021 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Dukagjini ka shënuar një fitore të madhe si nikoqir i Feronikelit me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të në Superligë.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 76-të, kur Bujar Shabani realizoi një gol fantastik.

Me këtë fitore, Dukagjini ngjitet në vendin e tetë me 14 pikë të tubuara, dy më pak se Ulpiana që gjendet larg zonës së rrezikshme.

Në anën tjetër, Feronikeli mbetet në vendin e fundit me 10 pikë dhe e rrezikon shumë rënien nga elita e futbollit kosovar.

Të ngjashme