Dukagjini fiton pikë të mëdha ndaj Prishtinës

Prishtinë | 05 Mar 2022 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Dukagjini ka fituar pikët e plota në duelin e vështirë kundër kampiones në fuqi të Superligës së Kosovës, Prishtinës.

Klinasit që janë në luftë për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar, triumfuan të shtunën në stadiumin “18 Qershori”, me rezultatin 2:1.

Mentor Zhdrella në minutën e 10-të dhe Altin Merlaku nga penalltia në minutën e 44-rt shënuan golat e fitores për Dukagjinin.

Për Prishtinën realizoi Mendurim Hoti në minutën e 17-të.

Prishtina, që në stinorin pranveror ka tri humbje e dy barazime, pozicionohet në vendin e gjashtë me 26 pikë pas 23 ndeshjeve.

Dukagjini ngjitet në vendin e tetë me 24 pikë, dy më shumë se Ulpiana që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Të ngjashme