Dukagjini i Klinës bëhet me fushë ndihmëse

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

Klubi Futbollistik “Dukagjini” do të bëhet me fushë ndihmëse. Tashmë në Klinë ka filluar ndërtimi i një terreni me bari sintetik, i cili do të shërbente si fushë ndihmëse për futbollistët e ekipit të parë dhe futbollistëve të shkollës së futbollit.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e KF Dukagjinit në rrjeton social “Facebook”.

Gjithashtu është raportuar për mirëmbajtjen e stadiumit “18 Qershori”, i cili ka filluar të pushojë paksa pas pezullimit të kampionatit për shkak të ‘koronavirusit’.

Më poshtë postimi i Dukagjinit:

Përkundër gjendjes se krijuar ne Klinë dhe karantinës tash e 21ditë, poashtu situatën ne të cillën gjendet krejt Kosova, shkaku i kësaj pandemis Covid19, ne stadiumin “18 Qershori” Klinë, po punohet ne mirëmbajtjën e saj nga dy djemë me plot vullnet, Valmiri dhe Lumbardhi. Gjithashtu vlen të ceket që ka fillu zëvendesimi i rrethojave të vjetëra me ato të rejat e që do të kompletohet ne ditët ne vazhdim.

Poashtu edhe “bari artificial” ka ardhë! Dhe shumë shpejt pritet që edhe Klina të bëhet me një fushë ndihmëse, e që do t’ju shërbej ekipës seniorë, dhe të gjitha grupmoshavë të reja te klubit Dukagjini. Dhe kësisojë do të merr frymë lirshëm edhe arena “18 Qershori” si gjatë kësaj kohë të “Karantinës” dhe këtyre 21ditë.

Të ngjashme