Dukagjini shfryn mllefin ndaj referëve dhe “kërcënon”

Prishtinë | 27 Sht 2019 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Një ditë pas trajnerit Xhengiz Rexhepi ka reaguar edhe skuadra e Dukagjinit, për, siç thonë ata, “padrejtësitë që po u bëhen në referim”.

Rexhepi të mërkurën mbrëma, pas humbjes 2:0 nga Prishtina, u ankua në ndarjen e drejtësisë dhe jo vetëm për këtë ndeshje, por për pothuajse të gjitha ndeshjet që i ka luajtur Dukagjini këtë edicion në Superligë. Sipas tij, 50 për qind të fajit për krizën e Dukagjinit deri më tash e kanë arbitrat, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë, të enjten, në linjë me Rexhepin dhe më ashpër bile ka dalë Dukagjini, nëpërmjet një komunikate. E në të ka edhe një “kërcënim”, meqë thuhet se “mikpritja në Klinë tash e tutje do të jetë pasqyrë e referimit”.

Në komunikatë janë cekur të gjitha dëmtimet që sipas klubit ua kanë bërë arbitrat, duke filluar prej ndeshjes së parë me Ballkanin, për të vazhduar pastaj me Dritën, Flamurtarin, Ferizajn dhe Prishtinën. Ankesa në këtë njoftim nuk pati vetëm për ndeshjen me Feronikelin. Në fakt, Dukagjini është ekipi i vetëm që deri më tash nuk ka shënuar fitore dhe as ka realizuar gol, teksa janë luajtur gjashtë xhiro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme