Dukagjini zyrtarizon largimin e shtatë futbollistëve

Prishtinë | 13 Jan 2022 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Skuadrat e Superligës së Kosovës kanë nisur përgatitjet për edicionin pranveror.

Edhe ekipi nga Klina, Dukagjini ka nisur përgatitjet dhe po mendon për përforcimin e skuadrës.

Por para se të zyrtarizojë përforcimet, klinasit kanë ndërprerë me marrëveshje të dyanshme bashkëpunimin me shtatë futbollistë.

Ermal Vitija, Rinor Kuqi, Erblind Mulaj, Amer Duka, Jozef Kuqi, Moriba Lamah dhe Mhill Grabanica janë lojtarët e larguar nga klubi klinas.

Ka qenë vet faqja zyrtare e Dukagjinit që ka konfirmuar largimin e këtyre futbollistëve, derisa i ka falënderuar për kontributin e dhënë.

Njoftimi i plotë nga klubi:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme