Dumoshi: Sot e gjithë Kosova pret fitoren e djelmoshave tanë

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, ka thënë se sot e gjithë Kosova pret fitoren e djelmoshave kosovarë, në ndeshjen me Maqedoninë e Veriut.

Ajo ka bërë të ditur se do të jetë aty për ta përcjellë nga afër ndeshjen, njofton Klan Kosova.

“Sot, e gjithë Kosova pret fitoren e djelmoshave tanë, në ndeshjen me Maqedoninë e Veriut. Djemtë tanë do ta kenë përkrahjen e secilit nga ne, mendja dhe zemra jonë do të jenë së bashku me ta në fushën e gjelbër”.

“Ndërsa, unë si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të jem aty pranë për të duartrokitur fitoren e madhe”.

“Kjo fitore do të na ofron vetëm një hap drejt momentit historik të kualifikimit të Kosovës për herë të parë në Kampionat Evropian”.

“Forca djema! E gjithë Kosova sonte brohoret për ju”.

Të ngjashme