Durant në mesin e katër lojtarëve të infektuar me Coronavirus

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Ylli i NBA-së, Kevin Durant është njëri prej katër lojtarëve të Brooklyn Nets të infektuar me Coronavirus, ka njoftuar “New York Post” të martën.

Brooklyn Nets njoftoj më herët të martën se katër basketbollistë të këtij klubi kanë dalë pozitiv në testet e koronavirusit, pa dhënë emrat e tyre. Por superylli i ka thënë sajtit “The Altetic” që ai është njëri prej të prekurve. Durant ka thënë se është mirë.

“Të gjithë duhet të jeni të kujdesshëm. Kujdesuni për veten dhe izolohuni. Duhet të kalojmë këtë”, ka thënë Durant.

31-vjeçari nuk ka luajtur këtë edicion për shkak të një lëndimi. Ai nuk pritet të kthehet në parket kur liga të rifilloj pas pezullimit për shkak të koronavirusit.

Shtatë lojtarë të NBA-së janë testuar pozitivisht për Coronavirus.

Të ngjashme