Durmaz: Jam suedez dhe krenar sado që më quani djall arab, terrorist dhe taliban

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 14:24 | Nga

Mesfushori i Suedisë, Jimmy Durmaz, ka thënë se abuzimi racial ndaj tij në rrjetet sociale pas humbjes ndaj Gjermanisë 2-1 është tejet i papranueshëm.

Pasi u fut në ndeshje si zëvendësues, Durmaz shkaktoi ndërhyrjen e palejuar që çoi te goli i Toni Kroosit në sekondat e fundit të ndeshjes, gol që ia fitoi Gjermanisë ndeshjen të shtunën, transmeton Gazeta Express.

Që prej atij momenti, Durmaz ka qenë subjekt i abuzimit online, përfshirë kërcënime ndaj familjes së tij.

Para seancës stërvitore të së dielës, Durmaz – duke qëndruar para pjesës tjetër të skuadrës suedeze dhe pranë trajnerit të tij Janne Andersson – e lexoi një deklaratë.

“Kur më kërcënoni, kur më quani ‘djall arab’, ‘terrorist’, ‘taliban’, atëherë e keni kaluar kufirin. Dhe çfarë është më e keqja, m’i suleni familjes, fëmijëve duke i kërcënuar. Kush mund të bëjë diçka të tillë? është absolutisht e papranueshme”, tha ai.

Durmaz është lindur në Suedi nga prindër asirianë, të cilët kishin emigruar nga Turqia.

“Unë jam suedez dhe jam krenar që luaj në ekipin kombëtar suedez. Kjo është gjëja më e madhe që mund ta besh si futbollist”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme