Durmishi mund të rikthehet te Brondby

Prishtinë | 29 Sht 2020 | 20:17 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i krahut të majtë, Riza Durmishi do të largohet nga Lazio gjatë këtij afati kalimtar pasi nuk bën pjesë në planet e trajneri Simone Inzaghi. Mediumet italiane kanë raportuar të martën se gjasat janë të mëdha që Durmishi të rikthehet te ish-skuadra e tij, Brondby që po negocion me Lazion.

Durmishi edicionin e shkuar ishte i huazuar te Nice kurse ka kontratë me Lazion deri në vitin 2023. Ai ka luajtur në ekipin e parë të Brondbyt tri vjet (2013-2016). Pas Brondbyt, Durmishi iu bashkua Real Betisit ku qëndroi deri në vitin 2018 kur edhe iu bashkua Lazios.

Nëse nuk i bashkohet Brondbyt danez, Durmishi mund të përfundojë te Celta Vigo që e ka kërkuar huazim për një vit.

Të ngjashme