Dy dekada nënçmim marrin fund: ish-kampioni i botës kthehet në vendin që i takon

Prishtinë | 28 Tet 2018 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Një festë të vogël kishin mundësit e rinj të shkollës së mundjes të klubit Prizreni.

Më 20 tetor ata po shënonin njëmujorin e fillimit të stërvitjeve. Ishte një festë me shumë fruta në tavolinë. Një festë tamam për sportistë.

Festa ishte edhe për trajnerin Sadik Ferati. 43-vjeçari kishte një muaj që kishte nisur punën me fëmijët e qytetit të tij e më me rëndësi, një muaj që ishte kthyer në sportin ku në moshë fare të re preku majën.

Larg mundjes profesori prizrenas kishte qëndruar që nga viti 2000, jo me dëshirën e tij. Pra, afro dy dekada. Nuk i kishte as për së afërmi dy dekada jetë kur kishte fituar titull të botës, si fare pak sportistë shqiptarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme