Dy fitoret e Kosovës në Spanjë, një sportive dhe një politike

Prishtinë | 27 Kor 2019 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Pjesëmarrja e Kosovës në botërorin e juniorëve në hendboll ka kombinuar dy agjenda të ndryshme sportive: atë të Kosovës për t’u përfaqësuar për herë të parë në një ngjarje të tillë, si dhe me të drejta të plota dhe atë të Spanjës për të harmonizuar diplomacinë e organizatave ndërkombëtare me Qeverinë e saj.

“Gjëja më e rëndësishme nuk është fitorja, por garimi”, është nganjëherë një frazë ngushëlluese që lidhet me humbjen, por te Kosova kjo ka interpretim tjetër, pasi në këtë ngjarje ka qenë e barabartë me të gjitha shtetet e tjera pjesëmarrëse.

Duke pasur parasysh se Spanja është njëra prej pesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, te delegacioni kosovar kishte një lloj pasigurie për pjesëmarrjen në botërorin e mbajtur në qytetet Ponteverda dhe Vigo.

Pasiguria u bë edhe më e madhe kur Kosova në muajin prill triumfoi në turneun “IHF Trophy Intercontinental” për të konfirmuar pjesëmarrjen në botërorin e juniorëve. Sportistët e Kosovës vazhdimisht kanë pasur telashe në Spanjë, por këtë herë gjërat ishin ndryshe – Kosova ishte e barabartë me të gjitha shtetet pjesëmarrëse.

Edhe pse përfundoi e parafundit në botëror, të paktën nuk u përball me pengesat politike si në të shkuarën. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme