Dy futbollistët e rinj të FC Ballkanit preken nga coronavirusi

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 22:54 | Nga Ekonomia Online

Dy futbollistë të rinj të klubit suharekas Ballkani janë prekur nga Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur Ballkani në faqen zyrtare në “facebook”, të enjten mbrëma.

Bëhet fjalë për vëllezër të shkollës së futbollit.

Sipas njoftimit, dy lojtarët e kanë prindin mjek, ndërsa klubi iu ka uruar shërim të shpejt.

“Në emër të Ballkanit, respektivisht presidentit të klubit dhe gjithë fëmijëve të shkollës së futbollit si dhe trajnerëve, u dëshirojmë shërim të shpejtë dhe kthim në fushën e futbollit. Qëndroni të fortë kampionë”, ka njoftuar klubi i Ballkanit.

Të ngjashme