Dy gola për tetë minuta, Llullaku nuk di të ndalet

Prishtinë | 23 Tet 2016 | 11:16 | Nga

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Azdren Llullaku ka vazhduar me formën e tij të mrekullueshme.

Djaloshi nga Istogu ka shënuar edhe dy gola të tjerë në elitën e futbollit në Rumani.

Në takim mes Gaz Metanit dhe Universiteta Craiova që përfundoi në barazim 2-2, Llullaku shënoi të dy golat.

Fillimisht barazoi rezultatin në minutën e 51-të, pasi u shërbye mirë nga Petre.

Ndërkohë tetë minuta më vonë, 28-vjeçari shënoi edhe golin e epërsisë, mirëpo më vonë barazuan mysafirët.

Me dy golat e shënuar, Llullaku prinë listën e realizatorve në Rumani me 10 gola pas 13 ndeshjeve. /Telegrafi/

Të ngjashme