Dy grupet problematike të Kosovës

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Eliminatoret për “Euro 2020” dallojnë shumë për Kosovën në krahasim me eliminatoret e para të saj, ato për Botërorin “Rusia 2018”, nëse për bazë merren rezultatet dhe paraqitjet në fushë. Derisa në eliminatoret për Botëror, Kosova kishte një barazim e plot nëntë humbje, në eliminatoret aktuale Kosova ka tri fitore, dy barazime dhe një humbje dhe është ende në garë për kualifikim.

Dy ciklet e deritashme të Kosovës megjithatë kanë të përbashkëtat e tyre. Ndër të tjera, në të dy rastet Kosova ka rënë në grupe problematike, ndërsa zhvillimet brenda grupeve kanë ndikuar edhe në vetë garën për kualifikim. Kosova ka qenë pjesë e disa prej këtyre zhvillimeve jo tipike për eliminatore.

Në grupin aktual kualifikues, atë A, bujën e ka marrë problemi i Anglisë me racizëm. Në të vërtetë racizmi i shfaqur ndaj lojtarëve anglezë është prej ngjarjeve kryesore të këtyre eliminatoreve, nëse jo kryesorja dhe më e përfolura. Të martën UEFA e ka dënuar Bullgarinë që ndeshjen e ardhshme eliminatore, atë ndaj Çekisë, ta zhvillojë me dyer të mbyllura, pa prani të shikuesve. Po ashtu Bullgaria është dënuar me kusht për dy vjet, që edhe një ndeshje tjetër ta luajë pa shikues.

Vendimi i UEFA-s e vë Çekinë në situatë pak më të favorshme se Kosova për kualifikim në “Euro 2020”. Nëse kualifikimi do të vendoset në ndeshjet e fundit, çekët nuk do të kenë presionin e tifozëve në ndeshjen vendimtare që luhet në Sofje më 17 nëntor. Të njëjtën mbrëmje Kosova luan në Prishtinë ndaj Anglisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme