Dy ish-kampione të botës favorizojnë Distria Krasniqin

Prishtinë | 08 Shk 2019 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Në dy vjetët e kaluar, Distria Krasniqi ka fituar medalje të bronzta në Grand Slam të Parisit, garën më prestigjioze të xhudos.

Medaljet i ka fituar në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërkohë që tashmë garon në kategorinë deri 48 kilogramë, shkruan sot Koha Ditore.

Në kategorinë deri 48 kilogramë nuk është bartësja e parë, por është favoritja kryesore për të fituar medaljen e artë. Kështu kanë vlerësuar dy-ish kampione të botës, francezja Gevrise Emane dhe britanikja Loretta Cusack-Doyle. Emane ka tre tituj të botës, pesë të Evropës dhe medalje të bronztë olimpike.

Doyle ka një titull të botës dhe dy të Evropës. Dhe xhudistet që dinë si fitohen medaljet në ngjarje të mëdha janë pyetur për favoritët në garën e Parisit, që zhvillohet të shtunën e të dielën. Për kategorinë deri 48 kilogramë, të dyja kanë parashikuar që Distria Krasniqi do të fitojë medaljen e artë.

Distria është bartësja e tretë në kategorinë deri 48 kilogramë. Mongolezja Urantsetseg Munkhbat është bartësja e parë, ndërsa japonezja Ami Kondo bartësja e dytë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme