Dy klube në garë për të padëshiruarin e Man United, Jesse Lingard

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Atletico Madridi dhe Roma janë duke udhëhequr në garë për mesfushorin e Manchester Unitedit, Jesse Lingard, sipas ESPN-së.

Aftësitë dhe cilësitë e përfaqësuesit të Anglisë janë vënë në pikëpyetje kohëve të fundit, pasi i ka rënë forma skajshmërisht, transmeton Gazeta Express.

Ai mund ta ketë mundësinë ta rizbulojë formën shndritëse në ndonjë klub tjetër evropian.

“Atletico Madrid dhe Roma i prijnë garës për ta blerë Jesse Lingardin, nëse ai largohet nga Man United”, ka shkruar ESPN, duke iu referuar burimeve të veta.

Atletico Madrid and Roma are leading the chase to sign Jesse Lingard if he leaves Man United, sources have told ESPN.

View image on Twitter

Lingard është duke e përjetuar një sezon të tmerrshëm në Old Trafford, pasi ka një vjet që nuk ka shënuar gol apo asistuar në Premierligë.

Ndërkohë, ardhja e Bruno Fernandes nga Sporting Lisbon gjatë afatit kalimtar të janarit nënkupton se gjasat e Lingardit për të zënë në formacion të parë në skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer janë edhe më të pakta tani.

Kjo pasi edhe Fernandes, si Lingard, është numër 10 natyral dhe luan në pozitën e njëjtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme