Dy klube të Premier Leagues interesohen për Januzajn

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Skuadrat nga Premier League, Southamptoni dhe Brightoni kanë shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të krahut, Adnan Januzaj kanë raportuar të premten mediumet angleze.

Mësohet se ekipet angleze po insistojnë në transferimin e Januzajt gjatë miniafatit kalimtar të janarit dhe tashmë kanë kontaktuar Real Sociedadin.

Januzaj ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2022 dhe një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh, por te Sociedadi janë të gatshëm ta shesin për 25 milionë euro nëse marrin një ofertë të tillë.

25-vjeçari këtë edicion ka tetë paraqitje në të gjitha garat dhe dy gola të shënuar me Sociedadin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2017.

Januzaj gjatë karrierës ka qenë edhe pjesë e skuadrave tjera, si Borussia Dortmundi e Sunderlandi. Ai ka edhe 12 paraqitje e një gol të shënuar me Përfaqësuesen e Belgjikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme