Dy klube të Premier Ligës rivalizojnë Liverpoolin për Shaqirin

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 13:57 | Nga

Liverpooli po i prin garës për transferimin e anësorit shqiptar Xherdan Shaqiri nga Stoke City.

26-vjeçarit i kanë mbetur edhe dy vjet në kontratën e tij me klubin e larguar nga Premier Liga dhe pritet të kalojë te një klub tjetër anglez. Sipas The Telegraph, për shërbimet e tij, përveç Liverpoolit, interesim kanë shprehur edhe Evertoni me Leicester Cityn, transmeton Koha.net.

Tri klubeve të Premier Ligës pritet t’u kushtojë më shumë sesa shuma prej 12 milionë funteve që ka Shaqiri në klauzolën e tij.

Shaqiri kaloi te Stoke City nga Interi dhe raportohet se ka një klauzolë të ulët në rast largimi nga Premier Liga të klubit të Stokes.

Të ngjashme