Dy lojtarë të Llapit marrin oferta nga Evropa

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Klubi i Llapit vazhdon të jetë një çerdhe e talenteve të futbollit në Kosovë.

Pas Mirlind Dakut dhe Festim Alidemës rrugën drejt ligave evropiane mund ta marrin edhe dy yjet e klubit, Valmir Veliu dhe Hajdin Salihu.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri Tahir Batatina.

“Këta janë yjet e skuadrës së Llapit, të cilët shumë shpejt pritet ta shijojnë arenën evropiane dhe transferimin në klube evropiane. Ofertat konkrete veç se kanë mbërritur për dy futbollistët, Valmir Veliun dhe Hajdin Salihun, kurse nën vëzhgimin e klubeve evropiane do jenë edhe Kastriot Selmani e Alban Shabani, të cilët do përcillen në ndeshjet në vijim të kampionatit. Ajo çfarë kam deklaruar shpesh herë po përmbushet me sukses! Talentet e KF Llapit dhe tjerave qytete e dinë destinacionin për në Evropë, KF Llapi ua jep mundësinë dhe realizimin e ëndrrës së futbollistëve – Evropën!”, ka thënë Batatina.

Të ngjashme