Dy penallti, si sistemi VAR po dikton Botërorin

Prishtinë | 18 Qer 2018 | 16:10 | Nga

Kur Antone Griezzman u shtri brenda zonës së rreptësisë, gjyqtari Andres Cunha nuk ishte i bindur përtë dhënë një penallti në dëm të Australisë.

Pak sekonda me vonë, ai u sinjalizua në kufje dhe shkoi për të riparë pamjet e aksionit nga sistemi VAR, shkruan Albeu.com.

Mjaftoi ripërsëritja e vidoes dhe ai vendosi: Është penallti!

Kështu u shënua edhe penalltia e parë e dhënë në një botëror përmes sistemit VAR.

Me një ekzekutim mjeshtëror, Griezmann e bëri gol me një goditje në krah të djathtë.

E dyta u dha sot kundër Koresë së Jugut, ku mbrojtësi koreanojugor përplasi brenda zonës së rreptësisë lojtarin e Suedisë.

Këta të fundit shënuan përmes pikës së 11 metërisht me Grangvist duke hedhur një hap të rendësishëm në drejtim të kalimit të grupit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme