Dy pozitivë me COVID-19 te Hull City

Prishtinë | 24 Maj 2020 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë rezultuar pozitiv për koronavirus te Hull City, njofton klubi nga Championship.

Nuk është bërë e ditur nëse bëhet fjalë për dy futbollistë po anëtarë të stafit, por për të dy është thënë janë mirë dhe se nuk ndjenjë ndonjë efekt.

EFL konfirmoi të dielën se vetëm dy persona kanë rezultuar pozitiv pas testeve për COVID-19 pas 1,014 testimeve nga 24 klube.

Lojtarët u kthyen nëpër klubet e tyre për të punuar dhe të përfunduar sezoni, derisa Hull City raportohet se gjithmonë ishte kundër kthimit. 

Të ngjashme