Dy reprezentues të Rusisë dënohen me 35 muaj burgim

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Një gjykatë në Moskë, të mërkurën, ka dënuar dy reprezentues të Rusisë me burgim, për përfshirjen e tyre në sulme vitin e kaluar.

Gjykata ka dënuar me 18 muaj burgim Aleksander Kokorinin, ndërsa Pavel Mamayevi me 17 muaj pas muajve seanca dëgjimore që kanë ngjallur interesin e publikut.

Mbrojtja e Kokorinit ka paralajmëruar apelimin, ka njoftuar agjencia ruse e lajmeve RIA.

Kokorin dhe Mamayev, që para arrestimit të tyre luanin në elitën e Rusisë dhe në përfaqësuese, kanë qenë në paraburgim që nga tetori i vitit të kaluar, pasi sulmet që kishin bërë nën ndikim të alkoolit kishin nxitur një reagim të fortë të autoriteteve.

Dy futbollistët janë kapur nga kamerat e sigurisë duke sulmuar dy shërbyes civilë, përfshirë edhe një zyrtar të Ministrisë së Tregtisë dhe po ashtu patën një zënkë me një shofer të një prezantuesi televiziv.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme