Dy shqiptarë në formacionin e javës në Bundesligë

Prishtinë | 31 Tet 2016 | 15:44 | Nga

Vijojnë lajmet e mira për futbollistët e Kombëtares shqiptare. Mërgim Mavraj dhe Amir Abrashi janë pjesë e formacionit më të mirë të javës në Bundesligë, të publikuar nga prestigjiozja gjermane “Kicker.

Nëse për mbrojtësin e Koln tani nuk është më lajm, pasi me paraqitjet e tij fantastike është gjendur shpesh këtë sezon në formacionin e javës, për Amir Abrashin ishte hera e parë.

“Pitbulli” u rikthye në fushë duke bërë ndeshjen e tij më të mirë të sezonit dhe duke qenë faktori kyç për të sapo-ngjiturit në Bundesliga për të marrë tre pikët e para jashtë fushe.

Mavraj nga ana tjetër vazhdon me Köln-in e tij sezonin e shkëlqyer duke fituar 3-0 ndaj Hamburg-ut.

Formacioni i javës sipas Kicker: Jarstein, Donati, Süle, Mavraj, Halstenberg, Abrashi, Robben, Sabitzer, Grifo, Lewandowski, Modeste.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme