Dy shqiptarë në formacionin e vitit në Kroaci

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Dy lojtarë shqiptarë, Myto Uzuni dhe Ardian Ismajli, janë pjesë e formacionit të vitit në Kroaci, pas një sezoni të shkëlqyer.

Federata e Futbollit e Kroacisë i ka vlerësuar mbrojtësin e Hajdukut të Splitit dhe anësorin e Lokomtivës së Zagrebit, shkruan Supersport.al përcjellë Klan Kosova.

ISMAJLI (22 vjeç) – “Në Kroaci është prej vitit 2016, por vetëm këtë sezon ka shkëlqyer”. Në vlerësimin e bërë për mbrojtësin, theksohet potenciali i madh që ai ka dhe fakti që fizikisht është perfekt, ndërkohë që nuk fal në duelet një kundër një. ka edhe një minus, kartonët e verdhë, pasi këtë sezon është ndëshkuar nëntë herë dhe për këtë pjesë duhet bërë kujdes. Në analizën e bërë flitet edhe për interesimin e Atalantës, ndërkohë që pritshmëritë janë të mëdha që të ketë oferta të shumta. Mes të tjerash përmendet edhe grumbullimi dhe aktivizimi më kombëtaren shqiptar, gjë që i rrit edhe çmimin e kartonit.

UZUNI (23 vjeç) – “Garanci e dhënë nga Besnik Prenga dhe rreth 350 mijë euro të paguara për kartonin e tij te skuadra e Laçit në Superiore. Një goditje e vërtetë”. Vlerësim pozitiv për beratasin, i cili në sezonin e tij të parë në Kroaci ka arritur të shënojë 7 gola dhe të japë 8 asiste. Shifra mjaft të mira. Mes të tjerash vihet në dukje kombinimi perfekt me Dejan Radonjiç, i cili i krijon mjaft hapësira Uzunit si sulmues i dytë. 29 ndeshje në kampionat për anësorin, ndërkohë që u bë edhe pjesë e kombëtares së Shqipërisë dhe ka luajtur 5 sfida me fanellën kuqezi.

Të ngjashme