Dy supergola në ndeshjen Watford – Leicester City

Prishtinë | 20 Qer 2020 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Nuk ka dhënë fitues ndeshja në mes të Watfordit dhe Leicester Cityt, që është luajtur të shtunën. Takimi i javës së 30-të të Premier Leagues përfundoi 1:1, ndërsa të dy golat u shënuan në minutat e fundit.

Madje bëhet fjalë për gola shumë të bukur. Fillimisht Ben Chilwell realizoi për Leicesterin në minutën e 90-të. Por Watfordi shënoi golin e barazimit në minutën e 93-të nëpërmjet Craig Dawsonit.

Leicester City është i treti me 54 pikë, ndërsa Watfordi i 16-ti me 28 pikë. Pika e Watfordit ishte me shumë peshë në garën për ekzistencë në kampionatin anglez.

Të ngjashme