Dy persona janë arrestuar pas ndeshjes së futbollit mes Gjilanit e Llapit, e vlefshme për xhiron e 11-të të Superligës së Kosovës.
Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohet se e kishin sulmuar gjyqtarin anësor Meriton Berisha.
Ismet Hasani, zëdhënës në Policinë e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka bërë të ditur për KTV-në se Berisha ka marrë lëndime të lehta trupore dhe është duke u trajtuar në qendrën e mjekësisë në Gjilan.