Dy të vdekur pas shpërthimit të një zjarri në një spital në Rumani

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë vdekur pas një shpërthimit të një zjarri në një spital në Rumani.

Zjarri shpërtheu në klinikën e sëmundjes infektive të një spitali në qytetin e Ploiesti, ku 21 pacientë po merrnin kujdes, thanë autoritetet.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, i cili u shua me shpejtësi, shkruan Euronews, përcjell Klankosova.tv

Ky është zjarri i katërt vdekjeprurës në spitale në Rumani në një vit.

Zyrtarët rumunë thanë se dy viktimat ishin pacientë meshkuj rreth 70 vjeç, ndërsa një infermiere gjithashtu pësoi djegie të rënda në 20 përqind të trupit dhe u transferua në një spital në Bukuresht.

Të ngjashme