Dybala është pajtuar për ta vazhduar kontratën me Juventusin

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Ylli argjentinas Paulo Dybala është pajtuar që të firmosë një kontratë të re afatgjate me Juventusin, shkruan “Gazzetta dello Sport”.

Kontrata e re e Dybalas me Juventusin do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2025. Dybala 26-vjeçar te Juventusi gjendet që nga vera e vitit 2015 kur u transferua nga Palermo për 40 milionë euro. Kontrata e tij aktuale me klubin torinez skadon në verën e vitit 2022. Ai ishte pranë largimit nga Juventusi në verën e vitit të kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme