Dybala: Goli ma rikthen vetëbesimin

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 09:15 | Nga

Paulo Dybala shpreson që goli i tij kundër Bolognas do t’ia rikthejë vetëbesimin që e ka pasur më parë dhe të përgatitet për ndeshjen kundër Napolit.

Argjentinasi shënoi golin e parë të këtij stinori, në fitoren e Juventusit kundër Bolognas me rezultatin 2-0 në kuadër të Serie A-së, transmeton Gazeta Express.

“Shpresoj që goli do të ma rikthejë vetëbesimin që e kam pasur më parë”, tha Dybala pas ndeshjes për DAZN.

“Kam punuar shumë për ta bërë një paraqitje si kjo”.

Juventusi ka një testim të vërtetë të shtunën mbrëma kundër Napolit të Ancelottit.

“Këto janë ndeshjet më të lehta për t’u përgatitur, pasi ekziston një entuziazëm dhe dëshirë e madhe. Ne dëshirojmë të fitojmë”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme